Arbëri

Punësim sezonal për 45 punëtorë në Malishevë

Komuna e Malishevës ka nënshkruar një marrëveshje për punësim me Agjencinë Pyjor të Kosovës dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes të cilës do të ofrohet punësim sezonal për 45 punëtorë.

Pjesën e standardeve që i kërkohet do ta implementojë komuna, gjatë realizimit të kësaj marrëveshje siç janë të parapara do ta përmbushemi të plotë sipas bazës ligjore në fuqi për të gjithë të punësuarit.

Kurse përfaqësuesi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe drejtorit, Faruk Bojaxhiu, elaboruan marrëveshjen si shumë të dobishme që do të shtojë edhe më shumë përkujdesjen për mbrojtjen e pyjeve, do të parandalojë shfrytëzimin e egër dhe të paligjshëm të pasurive tona dhe nuk do të lejon edhe më degradimin e tyre.

Palët nënshkruese u pajtuan në fund që sa më parë të fillojnë së realizuari marrëveshja e nënshkruar nga autoritetet në fjalë.