Arbëri

Rugovasit të painteresuar për shërbime të kompanisë së pastrimit

Fshatrat e Rugovës janë të vetmet në Komunën e Pejës që ende nuk u kryhet shërbimi i bartjes së mbeturinave nga kompania rajonale e mbeturinave “Ambienti”.

Janë vetëm disa biznese hoteliere në atë trevë që kanë kontratë me “Ambientin” për bartjen e mbeturinave. Derisa banorët, pavarësisht se a janë rezidentë apo sezonalë, për mbeturinat që i krijojnë nuk kërkojnë shërbime të kompanisë së pastrimit, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i kësaj kompanie, Nexhat Avdullahu, pranon se fshatrat e Rugovës janë të vetmet në këtë komunë që ende nuk u barten mbeturinat. Por, sipas tij, kjo ndodh për faj të vetë banorëve, të cilët deri tashti nuk kanë treguar interesim për këtë shërbim.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)