Arbëri

Rreth 20 nxënës ndjekin mësimin joformal

Këshilltarët komunalë të Obiliqit e kanë miratuar Planin e veprimit për reagim ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit të fëmijëve në shkollë. Ky plan që përfshin periudhën shkurt 2018-dhjetor 2019 ka për qëllim që të kthejë në bankat shkollore nxënësit që nuk kanë ndjekur mësimin me kohë. Janë rreth 20 të tillë që do të ulën sërish në bankat shkollore të kësaj komune.

Një pjesë e tyre pritet të integrohen pastaj në klasat e rregullta, shkruan sot Koha Ditore.

Në kërkesën e drejtorit të Arsimit, Agim Spahiu, drejtuar Kuvendit Komunal “Kërkesë për vazhdimin e projektit për Planin e veprimit për reagim ndaj braktisjes dhe mosregjistrimin e fëmijëve në shkollë për periudhën shkurt 2018-dhjetor 2019, thuhet se realizimi i projektit ka filluar në janar 2016 dhe kishte mandat deri në dhjetor 2017.

“E gjithë puna dyvjeçare ishte shumë intensive dhe krejtësisht e bazuar në Udhëzimin Administrativ për arsimin joformal...Projekti për dy vjet është realizuar sipas Udhëzimit Administrativ për arsim joformal, por kemi edhe një numër të nxënësve në klasat VI, VII, VIII dhe IX, që duhet ta përfundojnë këtë nivel të arsimit”, thuhej në kërkesën e Drejtorisë së Arsimit.

Sipas kërkesës së njëjtë, mësimi joformal është duke u mbajtur në SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova”, në Obiliq dhe është financuar nga DKA-ja prej 15 janarit 2016.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)