Arbëri

Në Banjë të Malishevës nis ndërtimi i shtëpisë për një familje skamnore

Descriptive Text

Malishevë, 26 prill - Në Banjë të Malishevës ka nisur ndërtimi i shtëpisë për familjen e komunitetit RAE, Rrahman Kovaçit, bëhet e ditur nga kjo komunë. Ajo jeton në kushte të rënda socio-ekonomike dhe të banimit. Ndërtesa ku jeton tash është në rrënim e sipër për shkak të vjetërsisë.

Sot këtë familje e kanë vizituar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori komunal për Urbanizëm, Islam Vrenezi, transmeton Koha.net.