Arbëri

Resurset termike, pjesë e strategjisë së turizmit

Qeverisja komunale e Gjilanit ende nuk ka ndonjë strategji sa i përket zhvillimit të turizmit, por Drejtoria komunale për Zhvillim Ekonomik vlerëson se promovimi i resurseve termike (banjave kuruese), të cilat gjenden në Komunën e Gjilanit si dhe nxitja e zhvillimit rural do të jenë dy pikat kyç.

Agim Zuzaku, drejtor për Zhvillim Ekonomik në këtë komunë, thotë se ata duhet të zhvillojnë të gjithë sektorët, të cilët do të jenë edhe profitabil për komunën dhe banorët e saj. Ai thotë se zhvillimi i turizmit nuk është konsideruar si prioritet nga niveli qendror dhe, e cila po ashtu ka ndikuar edhe tek komunat, shkruan sot Koha Ditore.

Thotë se gjatë viteve të ardhshme do të punojnë edhe me grupet e interesit me qëllim që ata të thithin fonde nga organizatat e ndryshme.

(Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)