Arbëri

“Përkorë” fajëson zyrtarët për moszbardhjen e fatit të 1.650 personave

Përfaqësuesi i shoqatës për persona të zhdukur dhe viktima të luftës “Përkorë”, Latif Mehmeti, ka fajësuar zyrtarët institucionalë të vendit se për gati dy dekada pas luftës nuk kanë bërë thuajse asgjë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Mehmeti, ka thënë se përkundrazi, bartësit e institucioneve ua kanë shtuar edhe më shumë dhimbjen atyre me gënjeshtra e premtime të kota. Ka thënë se të jetosh në ankth, për këta vjet duke menduar çdo ditë për fatin e familjarit të zhdukur është shumë e rëndë dhe sipas tij, këtë mund ta përshkruajnë vetëm familjarët që kanë të pagjetur.

“Familjarëve dhimbjet ua kanë shtuar edhe institucionet e Kosovës, gjegjësisht bartësit e institucioneve me premtime, deklarata dhe gënjeshtra duke iu premtuar angazhim dhe përkushtim për zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Të gjitha këto premtime dhe gënjeshtra janë bërë gjatë fushatave apo gjatë shënimeve për Ditën e të Zhdukurve si po ndodh këto ditë”, ka thënë Latif Mehmeti.

Përfaqësuesi i shoqatës “Përkorë” thotë se institucionet e vendit ende nuk e kanë bërë as regjistrin e personave të zhdukur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)