Arbëri

Devijimi i trasesë në Kamenicë dyshohet t`i ketë dëmtuar varret e vjetra

Descriptive Text

Këshilli i fshatit Kopernicë ka kërkuar nga komuna zgjerimin e rrugës. Por bashkëfshatari Esat Bajrami e ka denoncuar në Polici punëkryesin me arsyetimin se është cenuar hapësira e varrezave.

Ai ka pohuar se për këtë gjë është ankuar edhe te autoritetet komunale, porse nuk ka pasur asnjë efekt. Bajrami pretendon se traseja ka dëmtuar disa varreza të vjetra, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Po këto varre janë me qindra vjet të vjetra dhe këta po ndërtojnë rrugë mbi varreza. Këta e kanë deviju projektin e rrugës dhe kanë bërë zgjerim të rrugës deri 6 metra në dëm të varrezave. Po kërkoj që të respektohen hapësirat e varrezave dhe gjendja të kthehet ashtu siç ka qenë para punimeve. Janë rrafshuar varret e vjetra dhe po tentohet të ndërtohet një rrugë mbi varreza. Dhe kjo ndodh vetëm tek ne dhe askund botë nuk ndodh. Po të kishin qenë varret e serbëve ose të naj komuniteti tjetër edhe mu ndërtu rrugë mbi varret e tyre kjo çështje kish marrë përmasa të mëdha”, thotë ai .

Sipas tij, rastin për dëmin e varrezave të fshatit e ka paraqitur edhe në Stacionin Policor të Kamenicës. Sipas tij, institucionet komunale nuk janë duke u marrë seriozisht me këtë çështje. Akuzon edhe këshillin e fshatit se kanë kërkuar që rruga të zgjerohet në drejtim të varrezave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)