Komuniteti kundër cenimit të bizneseve në pronat private

Komuniteti kundër cenimit të bizneseve në pronat private

21 prill 2018 12:34

Është mbajtur të premten në Pejë një punëtori, në kuadër të procesit të nisur për hartimin e planit të menaxhimi të PK “Bjeshkët e Nemuna”.

Kanë marrë pjesë përfaqësues të 5 komunave që gravitojnë në parkun kombëtar ”Bjeshkët e Nemuna” të Pejës, Gjakovës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, OJQ-të mjedisore dhe përfaqësues të komunitetit lokal dhe atij biznesor, më qëllim që në hartimin e këtij plani të merren për bazë edhe kërkesat dhe nevojat e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoria për administrimin e PKBN në Pejë, bashkë me Organizatën Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA), par se të nisë me debate dhe punëtori rreth hartimit të këtij plani menaxhues, gjatë kësaj jave ka takuar edhe kryetarët e 5 komunave të Rrafshit të Dukagjinit, për njoftimin e punëve që janë duke u kryer për hartimin e plani në kuadër të projektit për planin menaxhues 2016-2021 të PKBN. SIDA është implementuese e këtij projekti 2016-2021 për planin menaxhues të PKBN.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme