Arbëri

O’Connell në Mitrovicë për të ofruar mbështetjen britanike për këtë Komunë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka vizituar sot Mitrovicën, ku me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri, diskutuan për gjendjen e përgjithshme dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna.

Bahtiri ka shprehur interesimin e institucionit të Komunës për të bashkëpunuar me ambasadat e vendeve mike të Republikës së Kosovës, me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme të jetës publike e shoqërore.

Në anën tjetër, ambasadori O’Connell, ka siguruar kryetarin Bahtiri për vendosjen e raporteve të qëndrueshme të bashkëpunimit.

“Do të vazhdojmë me raporte të mira, mbështetjen nga populli britanik për projektet e iniciativat e ndryshme që do të ndërmerren në të ardhmen nga komuna e Mitrovicës, si dhe ndërveprimit në mes dy institucioneve gjegjëse në nisma të përbashkëta”, ka thënë O’Conell.