Edhe 80 fermerë mitrovicas përfitojnë serra

Edhe 80 fermerë mitrovicas përfitojnë serra

20 prill 2018 11:36

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Ekrem Sadiku, kanë nënshkruar të premten kontratat me 80 fermerë përfitues të serrave.

Bahtiri me këtë rast tha se është i lumtur që Komuna është në gjendje që të ndihmoj sektorin e bujqësisë, përkatësisht fermerët e komunës përmes projekteve të ndryshme.

“Kam thënë se ndër projektet kryesore të Komunës gjatë mandatit tim, do të jetë edhe investimi në bujqësi dhe mbështetja e fuqishme për fermerë. Fakti se sot po i nënshkruajmë kontratat me 89 fermerë të Komunës, tregon për përkushtimin tim që të mbështesë sektorin e bujqësisë dhe në veçanti fermerët. Ne nuk do të ndalemi vetëm me kaq, por do të vazhdojmë edhe me realizimin e projekteve tjera, duke siguruar subvencione nga buxheti i komunës, apo edhe nga donatorë të ndryshëm”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme