Arbëri

Opozita kërkon zbardhjen e zhdukjes së dokumenteve të prokurimit

Descriptive Text

Administrata lokale e Gjilanit ende s’ka një përgjigje për nivelin e sigurisë për Zyrën e arkivit të prokurimit publik, në të cilën ruhen lëndët që nga viti 2003 e nga e cila zyrë janë zhdukur dosjet e tenderit me dy raporte të vlerësimit të aseteve fikse të kompanisë rajonale të mbeturinave “Higjiena”.

Për zhdukjen e dosjeve të tenderëve nga prokuroria i akuzuar është Salih Kqiku, shefi i Zyrës së Prokurimit, i cili, sipas aktakuzës, kishte lejuar që në Zyrën e arkivit të vendosej një OJQ. Mirëpo këto akuza i kishte mohuar shefi i Prokurimit, Kqiku, i cili tashmë është pezulluar nga puna e i cili pas skandalit kishte deklaruar se nuk ishte ndarë i kënaqur me nivelin e sigurisë në këtë zyrë, që është pa përkujdesje, pa rojë fizike dhe pa kamera vëzhgimi, shkruan sot Koha Ditore.

Për çështjen në fjalë KD-ja ka kontaktuar ushtruesen e detyrës së pozitës së shefes së Prokurimit publik, Jehona Hyseni, e cila ka deklaruar se Zyra e informimit e Komunës së Gjilanit do të deklarohet lidhur me këtë çështje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)