Arbëri

Vendosen 100 kamera të sigurisë në Gjilan

Në Komunën e Gjilanit ka filluar instalimi i kamerave të sigurisë në të gjitha udhëkryqet e qytetit, me të cilin projekt synohet rritja e sigurisë publike. Qyteti i Gjilanit do të monitorohet me afro 100 kamera të sigurisë dhe projekti është financuar nga ICTAP-i amerikan (Interagency Career Transition Assistance Program) dhe kap vlerën 88 mijë dollarë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë thotë se kompania e kontraktuar do të bëjë instalimin e kamerave brenda një periudhe të shkurtër e cila më pas do të testohet.

“Projekti ka filluar që të zbatohet para Teatrit të Qytetit ku janë duke u vendosur kamerat, si dhe te udhëkryqi i Prishtinës me katër kamera dhe është duke u vazhduar projekti. Do të shtrihet në tërë territorin ku është planifikuar të shtrihet dhe tash do të bëhet montimi i kamerave. Shumica e tyre do të vendoset nëpër udhëkryqe nëpër hyrje dhe dalje të qytetit dhe sipas projektit siç është planifikuar. Sipas informatave të kompanisë këto punë do të kryhen shpejt, mirëpo kamerat ne nuk i lëshojmë derisa të përfundojë i tërë projekti, sepse duhet me bo një fushatë vetëdijesuese tek qytetarët sepse sipas ligjit jemi të obliguar që t’i informojmë qytetarët se qyteti është nën monitorim të kamerave”, ka thënë ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)