Arbëri

MAPH ndihmon Gjakovën me dy projekte

Qeveria e Kosovës, ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor do të përkrahë financiarisht dy projekte jetike në komunën e Gjakovës, atë për rregullimin e shtratit të lumit Krena dhe përfundimin e punimeve për ujësjellësin e në 28 fshatra të Rekës së Keqe, njofton kumtesa komunale, trasnemton Koha.net.

Për këtë, ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka qëndruar sot në Gjakovë, me ç’rast bashkë me kryetarin e komunës Ardian Gjini dhe kryeshefin ekzekutiv të KRU “Gjakova” Ismet Ahmeti kanë nënshkruar dy marrëveshjet e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e këtyre dy projekteve.

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, kryetari Gjini a thënë se me këto dy projekte po vazhdon realizimi I shumë projekteve jetike për qytetarët e Gjakovës, projekte të cilat janë premtuar dhe do ta bëjnë Gjakovën një komunë shumë më të mirë në të ardhmen.