Gjilani fiton grant 205 mijë euro nga DEMOS

Gjilani fiton grant 205 mijë euro nga DEMOS

19 prill 2018 09:56

Komuna e Gjilanit, për punën e mirë në Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale për vitin 2016, është shpërblyer nga organizata zvicerane DEMOS me grant në vlerë prej 205 mijë euro.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar organizatën zvicerane për vlerësimin e lartë për këtë komunë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

“Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Për herë të parë DEMOS shpërblen komunën tonë me një grant prej 205 mijë euro. Me këto para dhe me participimin Komunës do të fillojmë me ndërtimin e pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës”, e cila kap shumën e mbi 350 mijë eurove”, ka thënë Haziri.

Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në Gjilan udhëhiqet nga Ibrahim Ademi dhe së bashku me 12 zyrtarët tjerë të Komunës për çdo vit raportojnë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për planifikimin dhe realizimin vjetor. ​

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme