Arbëri

”Sida” ndihmon hartimin e planit menaxhues për “Bjeshkët e Nemuna”

Drejtoria për administrimin e PK “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë bashkë me organizatën suedeze SIDA kanë takuar kryetarët e pesë komunave të Rrafshit të Dukagjinit, për njoftimin e punëve që janë duke u kryer për hartimin e planit menaxhues për PK “Bjeshkët e Nemuna”.

Ky plan aktualisht është në hapat e parë të hartimit të tij, në kuadër të projektit për planin menaxhues 2016-2021 të PK “Bjeshkët e Nemuna”. SIDA është implementuese e këtij projekti 2016-2021për planin menaxhues të PK “Bjeshkët e Nemuna”, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi duke e përgatitur planin menaxhues të PK ‘Bjeshkët e Nemuna’ dhe në kuadër të këtij projekti jemi duke takuar kryetarët e pesë komunave që gravitojnë në këtë park kombëtar. Kemi pasur të mërkurën takimin me kryetarin e Pejës dhe atë të Istogut. Ndërsa kemi takuar edhe kryetarët të Deçanit, Junikut dhe Gjakovës”, ka treguar Fatmir Morina, drejtor i drejtorisë për administrimin e PK “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)