FSK pastron dhe çminon të gjitha hapësirat përreth parkut “Liria”

FSK pastron dhe çminon të gjitha hapësirat përreth parkut “Liria”

16 prill 2018 19:52

Komuna e Ferizajt ka njoftuar të gjithë qytetarët ferizajas se Forca e Sigurisë së Kosovës po bën pastrimin dhe çminimin e të gjitha hapësirave përreth parkut “Liria”, nga mjete të dyshimta e të pashpërthyera.

“Andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ferizajas, që të keni kujdes të shtuar gjatë ecjes afër zonës së parkut ‘Liria’.Ju bëjmë me dije, se ju qytetarë të nderuar, duhet të ecni vetëm përgjatë shtigjeve për këmbësorë dhe assesi të kaloni nëpër zonat e shënjuara si zona të rrezikshme. Në të njëjtën kohë mos shqetësoheni nga ndonjë krisme apo eksplodim, sepse gjithçka është nën kontrolle të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme