Peja nis procesin e hartimit të planit zhvillimor dhe hartës zonale

Peja nis procesin e hartimit të planit zhvillimor dhe hartës zonale

13 prill 2018 11:34

Komuna e Pejës, që tashmë i është futur procesit të hartimit të Hartave Zonale të Komunës (HZK) dhe të Planit Zhvillimor Komunal (PZHL), ka mbajtur të enjten diskutimin e parë publik me përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme të kësaj komune, të cilëve zyrtarët e Drejtorisë së Urbanizmit ua kanë prezantuar punën që kanë nisur ta bëjnë për hartimin e HZK-së dhe PZHK-së.

Procesin e hartimit të HZK-së dhe PLZH-së dhe qëllimin e tyre e prezantoi para të pranishmëve Arbnesha Goga nga Drejtoria e Urbanizmit, e cila sqaroi se PZHK-ja përcakton caqet afatgjate të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor dhe në të duhet të përfshihen planet për zhvillimin e zonave urbane dhe rurale për një periudhë së paku tetëvjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

Për një periudhë të njëjtë kohore, siç tregoi ajo, hartat zonale, përmes grafikoneve, fotografive, hartave dhe tekstit do të përcaktojnë hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirave dhe masës së veprimit, të cilat, siç tha ajo, bazohen në kohëzgjatjen dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e kësaj komune.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme