OSHP-ja anulon tenderin për derivate dhe sigurim të veturave

OSHP-ja anulon tenderin për derivate dhe sigurim të veturave

13 prill 2018 10:42

Zyra e prokurimit në Komunën e Gjilanit vazhdon të përballet me telashe ligjore. Tenderi për furnizimin me derivate për autovetura dhe gjeneratorë është anuluar shkaku i shkeljeve që janë evidencuar në këtë tender, si dhe është bërë anulimi i aktivitetit të prokurimit që ka të bëjë me sigurimin e veturave që shfrytëzohen nga autoritetet komunale.

Anulimi i tenderit ka shkaktuar mungesë të derivateve për vetura. Për të shpëtuar nga kjo gjendje autoritetet komunale kanë kontraktuar një kompani që do të bëjë furnizimin me derivate duke shmangur procedurën e hapur të prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ushtruesja e detyrës së Zyrës së prokurimit, Jehona Hyseni, ka deklaruar se ata kanë respektuar vendimin e OSHP-së dhe kanë anuluar tenderin për furnizim me derivate dhe se mungesa e derivateve ka bërë që të përdoret procedura me negocim ku edhe është nënshkruar kontrata me një operator i cili do të bëjë furnizimin me derivate.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme