Arbëri

Qeveria me hartë zonale, krahas atyre të komunave

Qeveria e Kosovës do të ketë hartën e vet zonale në nivel vendi, krahas hartave të tyre zonale, që duhet t’i krijojnë të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato të veriut, përmes të cilave caktohen vijat strikte të planifikimit hapësinor dhe zhvillimit urbanistik.

Këtë gjë e ka bërë të ditur të mërkurën ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Urbanistik, Albena Reshitaj në një konferencë për shtyp, të cilën e nisi me nënshkrimin e vendimit për krijimin e Hartës Zonale të Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo ka thënë se Kosova për herë të parë harton një dokument të këtillë, i cili, sipas saj, është i një rëndësie të veçantë për planifikimin hapësinor e urban të Kosovës, dhe i dyti për nga rëndësia e fushës së urbanizmit, pas projektligjit për legalizimin e objekteve pa leje, i cili po pritet të miratohet nga Kuvendi, pasi që ai tashmë ka kaluar në lexim të parë.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)