Arbëri

Afro 200 mijë euro shpenzime vetëm për lëndë djegëse në komunën e Podujevës

Descriptive Text

Shpenzime të mëdha kanë bërë komunarët e Podujevës gjatë vitit 2017 për lëndë djegëse. Janë rreth 200 mijë euro që janë harxhuar për këtë kategori.

Këshilltarët opozitarë kanë dhënë shumë vërejtje për shpenzimet e komunarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kritika kanë dhënë edhe për mosqartësim të këtyre shpenzimeve në disa kategori buxhetore, por edhe mungesë të politikave zhvillimore. Shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Fitim Haziri, ka thënë se raporti financiar 2017 ka edhe mungesë të profesionalizmit e transparencës.

“7.24 për qind e buxhetit apo 692.483 € janë bartur nga viti 2016 ne vitin 2017 që tregon paaftësinë e ekzekutivit për të arritur objektivat e tyre.Për derivate dhe lëndë djegëse janë shpenzuar afër 200 mije euro kur dihet se shumë pak institucione në Podujevë ngrohen me naftë(4 shkolla përafërsisht). Ne kemi bërënjë analize krahasuese me Komunën e Prishtinës ku kemi 35 shkolla që ngrohen me naftë dhe shpenzohen 650 000 euro dhe kjo i bie që 2.77 herë më shumë shpenzohet në Komunën e Podujevës”, ka thënë Fitim Haziri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)