Arbëri

Braathu dhe Begaj të kënaqur me bashkëpunimin mes OSBE-së dhe Komunës së Malishevës

Malishevë, 30 mars - Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka qëndruar sot në Malishevë. Ai është takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Qëllim i kësaj vizite kishte karakter njohës mes misionit të OSBE-së dhe kryetarit të rizgjedhur të Malishevës, si dhe janë diskutuar edhe çështjet me interes të përbashkët, përkatësisht vazhdimi i bashkëpunimit në fushat e caktuara.

Në këtë takim, ishte prezent edhe drejtori regjional i OSBE-së në Prizren, George Katcharava.

Bratthu dhe Begaj kanë diskutuar për çështje të ndryshme, që lidhen me misionin e OSBE-së dhe qeverisjen komunale dhe janë pajtuar që të vazhdojë bashkëpunimi mes dy institucioneve, brenda mandatit dhe misionit të OSBE-së.