Arbëri

Vendosja e kamerave zbulon hajnat e kompjuterëve të shkollave

Descriptive Text

Për dallim nga shkollat e Klinës që ende nuk kanë asnjë kamerë të vendosur, Komuna e Deçanit ka pajisur të gjitha shkollat e saj me kamera të sigurisë. Prej 18 shkollave fillore dhe dy të mesme, kamerat e sigurisë kanë mbetur të vendosën vetëm edhe në shkollën fillore në fshatin Lumbardh, e cila gjithashtu do të bëhet me kamera të sigurisë. Projekti, siç thonë zyrtarët e Arsimit, është realizuar me mjete nga arka komunale.

Kontraktimi i fundit për furnizim dhe montim të kamerave për 12 shkollat e fundit është bërë në muajin dhjetor dhe kanë kushtuar rreth 10 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

“Projekti ka përfunduar. Kamerat janë vendosur dhe të gjitha janë funksionalizuar”, thotë drejtori i Arsimit, Qazim Maloku. Qëllimi i synuar me vendosjen e kamerave për rritjen e sigurisë në shkolla, sipas Malokut, është arritur edhe më tepër sesa fillimisht kanë menduar që do të tregojnë efekt.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)