Arbëri

Prishet rruga Magurë-Lipjan e asfaltuar para një viti

Qytetarët dhe Ekzekutivi i komunës së Lipjanit sërish kanë reaguar ndaj Ministrisë së Infrastrukturës derisa është degraduar rruga rajonale 10- kilometërshe Magurë-Lipjan, e cila është asfaltuar vitin e kaluar.

Ky projekt i ka kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës afro një milionë e 165 mijë euro, ndërkohë që gropat e krijuara pas asfaltimit po e vështirësojnë komunikacionin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët e Lipjanit kanë thënë se Ministria së bashku me kompaninë e kontraktuar “Trasing Group” duhet ta riparojnë këtë rrugë, e cila lidh dhjetëra fshatra e qytete me aeroportin “Adem Jashari”.

Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, ka thënë se ky projekt është menaxhuar dhe realizuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërkohë që Komuna nuk ka pasur qasje për inspektimin e punimeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)