Arbëri

Mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë – Bajgorë

​Pas problemeve të përsëritura me rrugën R-129, Mitrovicë – Bajgorë dhe pas sugjerimeve nga përgjegjësit që po e monitorojnë situatën, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të ndërpritet qarkullimi për automjete në këtë rrugë.

“Në rrugën R-129 (Mitrovicë - Bajgorë), më saktësisht te lokacioni Stan-Tërg, ka pasur rrëshqitje të masivëve të gurëve dhe dheut, dhe për siguri në komunikacion kemi vendosur që rruga të bllokohet sonte gjatë gjithë natës dhe nesër gjatë paraditës. Kompania e mirëmbajtjes do të dërgojë mjetet e duhura që masivet e gurëve dhe të dheut që përbëjnë rrezik të vazhdueshëm për shembje të provojë t'i neutralizojë”, thuhet në kumtesën e ministrisë, transmeton Koha.net.

Nesër, 26 mars, ministria do të njoftojë me kohë se kur do të bëhet e qarkullueshme rruga Mitrovicë – Bajgorë.

Gjithashtu, MI kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të asaj pjese, por edhe të gjithë atyre që e frekuentojnë atë rrugë.​

{gallery}