Arbëri

Rruga Mitrovicë-Bajgorë mbyllet për qarkullim për shkak të rrëshqitjes së trupit të rrugës

Argjend Zejnaj, Këshilltar për media i Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se rruga R129 (Mitrovicë-Bajgorë) në Stan-Tërg, si pasojë e rrëshqitjes së trupit të rrugës është mbyllur për qarkullim sonte nga ora 18:00, deri nesër në orën 8:00 të mëngjesit.

Në të njëjtën kohë, Zejnaj bën me dije se institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alterantive për qarkullim.

“Në drejtimin e rrugës R129 (Mitrovicë - Bajgorë) lokacioni Stan - Tërg, sot gjatë ditës ka patur rrëshqitje të trupit të rrugës. Për momentin rruga është e hapur në njërën korsi, për shkakun reshjeve të shiut situata mund të ndryshojë nga momenti në moment. Ju bëjmë me dije që për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, jemi obliguar që ta mbyllim rrugën për qarkullimin nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në ora 8:00 të mëngjesit. Poashtu, ju njoftojmë se institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alternative të qarkullimit”, ka njoftuar Zejnaj.