Arbëri

Pastrohen 40 deponi ilegale të mbeturinave në komunë të Ferizajt

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me kompaninë “Pastërtia” gjatë kësaj periudhe të vitit kanë pastruar rreth 40 deponi pa leje të mbeturinave në 25 rrugë të ndryshme të kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas raporteve të Komunës dhe të kompanisë ”Pastërtia”, sasia e mbeturinave ka një peshë prej mbi 500 tonë.

Drejtori i kësaj kompanie, Dukagjin Hetemi, ka thënë se ekipet e tyre gjatë 24 orëve qëndrojnë nëpër rrugët e qytetit për t’i mbledhur mbeturinat, ndërkohë nëpër rrugët dytësore mbledhja e mbeturinave bëhet një herë brenda ditës në orët e hershme të mëngjesit, prandaj ai ka kërkuar nga qytetarët ta respektojnë orarin e hedhjes së mbeturinave në mënyrë që të mos paraqiten telashe të ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)