Arbëri

Prizreni me 3.8 milionë euro borxhe të trashëguara nga 2017-a

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ekzekutivi lokal vetëm për vitin e kaluar financiar ka trashëguar borxhe në vlerën prej 3 milionë e 779 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, Komuna këtë shumë të obligimeve i ka ndaj operatorëve ekonomikë dhe personave fizikë për politikat publike të vitit 2017, derisa në këtë llogari nuk bëjnë pjesë edhe dëmet që mund të vijnë si pasojë e padive në gjyqësor për dëmshpërblim, që, sipas tij, “mund të arrijë dhjetëfishin e vlerës së këtyre borxheve”.

Sipas tij, sikur të mos mjaftonte kjo situatë problematike, që prej fillimit të vitit nga përmbaruesit kanë nisur që të merren mjetet nga buxheti i Komunës lidhur me obligimet e papaguara për punët e kryera nga operatorët ekonomikë. Haskuka, sikurse edhe ditë më parë, ka pohuar se gjatë këtij viti nga përmbaruesit janë marrë afro 500 mijë euro nga buxheti i Komunës së Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)