Arbëri

Minxhozi në Rahovec, bisedë për bashkëpunim me Shqipërinë

Descriptive Text

Ambasadori Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi sot ka qëndruar në Rahovec.

Ai ka zhvilluar një takim me kryetrarin e Rahovecit Smajl Latifi në të cilin u fol për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Rahovecit dhe Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në mes të komunave të cilat e kanë të zhvilluar turizmin, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Latifi, më këtë rast kërkoi që të rritet bashkëpunimi me komunat e Republikës së Shqipërisë, me qëllim të rritjes së turizmit në Komunën e Rahovecit pasi që edhe Rahoveci në këtë drejtim ofron kushte të mira.

Minxhozi i ka ofruar Latifit bashkëpunimin e tij me qëllim të koordinimit të aktiviteteve ndërkomunale për zhvillimin e turizmit në mes të komunës së Rahovecit dhe komunave veriore të Shqipërisë.