Rahoveci formon komision për vlerësimin e dëmeve nga shiu

Rahoveci formon komision për vlerësimin e dëmeve nga shiu

08 mars 2018 11:48

Bazuar në situatën e krijuar në terren pas reshjeve të shiut, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ditë më parë ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore-vërshimet e shiut.

Në një komunikatë dërguar mediave ftohen qytetarët që të njoftojnë organet lokale lidhur me dëmet nga këto vërshime, përcjell KosovaPress.

“Njoftohen qytetarët të cilët kanë pasur vërshime dhe deri më tani nuk i kanë njoftuar organet komunale të paraqiten tek zyrat e komisionit. Ju njoftojmë se zyrat e komisionit, gjenden në objektin e vjetër të Komunës, në katin e dytë tek Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, përkatësisht tek kryetari i komisionit, Nisret Shala”, thuhet në këtë komunikatë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme