Nuk shlyhen obligimet financiare ndaj 55 punëtorëve shëndetësorë

Nuk shlyhen obligimet financiare ndaj 55 punëtorëve shëndetësorë

08 mars 2018 12:11

Qeverisja komunale e Gjilanit ende nuk ka arritur që të shlyejë obligimet financiare ndaj 55 punëtorëve shëndetësorë, të cilët janë të angazhuar në qendrën e mjekësisë familjare “Nagip Rexhepi” në bazë të një marrëveshjeje, e cila ishte nënshkruar në mes të Komunës së Gjilanit, “Caritas Kosova”, si dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndaj punëtorëve shëndetësorë qeverisja komunale ka detyrime në shlyerjen e borxhit të pagave të mbetura për 6 muaj. Mirëpo, Komuna insiston se ata do të shlyejnë obligimet e tyre financiare dhe se mospagesa kishte ndodhur shkaku i mungesës së buxhetit, shkruan sot Koha Ditore.

Nexhat Hajrullahu, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, deklaron se ata do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga “Caritasi” nënshkrimin e një marrëveshjeje të re edhe për dy vjetët e ardhshëm, ku palët participojnë me mjete buxhetore. Ai thotë se në këtë mënyrë janë duke blerë shërbime në pamundësi të angazhimit të stafit të rregullt shëndetësor.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme