Kreu i Klinës synon parandalimin e vërshimeve pas trajtimit gjeoshkencor

Kreu i Klinës synon parandalimin e vërshimeve pas trajtimit gjeoshkencor

08 mars 2018 11:10

Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së premte dhe orët e mëngjesit të ditës së shtunë dhe shkrirja e menjëhershme e borës, kishte prurjet e mëdha të ujit në lumenjtë Drini i Bardhe dhe Klina, si dhe të përroskave.

Nga prurjet e ujit në disa fshatra janë përmbytur tokat bujqësore dhe u janë mbushur edhe bunarët, nga të cilët furnizohen me ujë për pije. E në disa lokacione të tjera janë përmbytur edhe oborret e shtëpive e të bizneseve, shkruan sot Koha Ditore.

Që të mos përsëritet e njëjtat në këtë masë apo edhe në përmasa edhe më të mëdha, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka kërkuar që të identifikohen problemet që shkaktojnë vërshimet dhe të shikohet mundësia që të intervenohet në ato pjesë ku ka mundësi për të parandaluar vërshimet eventuale.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme