Arbëri

Opozita e akuzon qeverisjen lokale për arrogancë e diskriminim

Zyrtarët e tri partive opozitare në Obiliq e kanë akuzuar qeverisjen e kësaj komune për shpërfillje ligjore, arrogancë e diskriminim të tyre.

Sipas të njëjtëve, koalicioni qeverisës AAK-LB-SLS nuk e ka marrë parasysh një Udhëzim administrativ që e rregullon përfaqësimin e partive politike në komitetet e përhershme, duke ua marrë shumicën e vendeve, edhe pse të dyja taborët i kanë nga 10 këshilltarë komunalë. Megjithëse, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ua kishte kthyer mbrapshtë vendimet për formimin e komiteteve dhe atë për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, sipas opozitës, edhe në herën e dytë janë bërë shkelje ligjore.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së në këtë komunë, Shaip Paloja, ka thënë se Kuvendi Komunal në Obiliq vazhdon me shkelje të procedurave dhe diskriminim arrogant ndaj LDK-së dhe opozitës.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.