Mbahet marshi “Mbaje lapsin, jo unazën” Foto: Koha / ilustrim

Mbahet marshi “Mbaje lapsin, jo unazën”

07 mars 2018 08:28

Me qëllim të parandalimit të martesave të hershme, të rinjtë e Komunës së Malishevës do të mbajnë marshin “Mbaje lapsin, jo unazën”, që do të organizohet sot në orën 12:45 para gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Shkolla e Diasporës, organizatore e këtij aktiviteti, synon që përmes këtij marshi të cilin e kanë quajtur ndryshe edhe iniciativa “Autobusi”, të sensibilizojnë vajzat dhe moshat e reja të kësaj komune për normat sociale të lidhura me nderin dhe vijueshmërinë e shkollës, specifikisht parandalimin e martesave të hershme, nën moshën 18-vjeçare.

Përmes një komunikate për media, Shkolla e Diasporës ka ftuar edhe mediat që të mbështesin këtë marsh, duke thënë se roli i mediave në gjithë këtë rrugëtim është më se i rëndësishëm, dhe do të përçonte më së miri mesazhin e këtij projekti në mënyrë që zëri i të rinjve të jetë i pranishëm në gjithë shoqërinë e kosovare.

Ndryshe, kjo iniciativë është nismë e dalë nga Shkolla e Diasporës në Kosovë, program ky i implementuar nga Germin, dhe mbështetur nga GIZ.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme