Bahtiri me Selim e Islam Pacollin bëjnë homazhe në Prekaz

Bahtiri me Selim e Islam Pacollin bëjnë homazhe në Prekaz

06 mars 2018 14:08

Në shenjë nderimi për përvjetorin e 20 të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jetës dhe veprës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe madhështisë vetëflijuese të familjes Jashari, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës Selim Pacolli dhe deputetin Islam Pacolli, kanë vendosur buqeta me lule në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Delegacioni nga Mitrovica, të cilët vizituan kullën e Jasharëve, janë pritur nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë tjerë të familjes së Heroit Adem Jashari.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka thënë në kullën e Jasharëve se vepra madhore e familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari është themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai me tutje ka shtuar që “sot, më shumë se kurrë, të gjithë duhet të bëhemi së bashku për të mirën e vendit tonë, dhe të kujtojmë sakrificën dhe veprën e familjes Jashari dhe trimave të tjerë, të cilët e shkruan historinë e vendit”.

Po ashtu delegacioni nga Mitrovica me homazhe dhe buqeta me lule i kanë nderuar edhe dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme