Arbëri

Projektet zhvillimore, peng i përgjigjeve nga niveli qendror

Descriptive Text

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shkelur Ligjin për transparencën derisa nuk i është përgjigjur Komunës së Ferizajt për vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të KK-së për rishikimin e Planit Zhvillimor Komunal, derisa ky dokument përmban një varg parregullsish dhe gabime teknike, të cilat duhet të përmirësohen. Kjo ministri tashmë ka tejkaluar të gjitha afatet kohore për t’i kthyer përgjigje Komunës së Ferizajt lidhur me këtë çështje.

Derisa Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor t’ia kthejë përgjigjet përfundimtare për përmirësimin e Planit Zhvillimor, Komuna e Ferizajt i ka bllokuar të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me projektet kapitale, por edhe dhënien e lejeve ndërtimore, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq prej më shumë se 15 ditë kjo ministri nuk i është përgjigjur as pyetjeve të KD-së, lidhur me këtë çështje, ndaj dokumenti i Planit Zhvillimor Komunal i cili është prezantuar në mbledhjen e KK-së një muaj më parë është në shpërputhje të plotë midis gjendjes praktike të përgatitjes dhe asaj të punuar në sistem të cilat janë bartur edhe nëpër CD.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.