Arbëri

Banorët me protestë kërkojnë siguri në komunikacion

Qeverisja komunale e Gjilanit është zotuar se do ta ndërtojë një mbikalim në rrugën “Nëna Terezë”, në të cilën katër ditë më parë humbi jetën një 11-vjeçare.

Një premtim i tillë ka ardhur pas protestës së banorëve, të cilët të enjten kanë kërkuar nga Komuna e Gjilanit rritjen e sigurisë për këmbësorët, shkruan sot Koha Ditore.

Fidan Kadriu, në emër të banorëve të lagjes ka deklaruar se në këtë rrugë janë goditur këmbësorët nga automjetet, duke u shkaktuar edhe lëndime të rënda dhe, sipas tij, qeverisja komunale e Gjilanit duhet të reagojë në mënyrë që të shpëtohen jetët e fëmijëve. Ai ka thënë se ndaj komunës nuk japin ultimatum porse vetëm kërkojnë zgjidhjen e problemit për të cilën janë të shqetësuar banorët.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.