Arbëri

Në Gjilan u mbajt Konferenca regjionale e teknologjisë informative

Në Komunën e Gjilanit, të martën, është mbajtur Konferenca regjionale e teknologjisë informative ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të shumtë nga institucione të ndryshme të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se zhvillimi i teknologjisë informative dhe aplikimi i programeve do të shërbejnë si çelës për avancime të mëtutjeshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Teknologjia informative dhe aplikimi i saj në shërbime të ndryshme për qytetarët në institucionet e shtetit tonë është çelës i suksesit dhe avancimit. Gjithçka po e bëjmë për kushte më të mira dhe efikasitet më të madh e praktikë ndaj qytetarëve. Zyra e IT-së në kuadër të Komunës së Gjilanit, përmes formave të ndryshme ka bërë risi në shërbimet që ofron qeverisja komunale e Gjilanit. Komuna e Gjilanit ka filluar me disa projekte online si në administratën e përgjithshme, arsim, shëndetësi, bibliotekë, por gjithnjë në kuadër të respektimit të ligjit”, ka thënë Haziri

Ndërsa ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, ka thënë se konferenca po prek segmente të reja, e cila shpien në drejtim të zhvillimit të ekonomisë digjitale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)