Arbëri

Tri fshatra të Ferizajt kërkojnë investime në asfaltimin e rrugëve lokale

Banorët e fshatrave: Tërn, Mirosalë dhe Zllatar të Komunës së Ferizajt vazhdojnë të përballen me mungesë të rrugëve të asfaltuara. Ndërkohë banorët disa herë kanë deponuar kërkesa zyrtare në Komunë, mirëpo nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorëve të këtyre lokaliteteve prej vitesh, Komuna u ka premtuar se do t’i realizonte këto projekte rrugore, mirëpo ato projekte nuk janë realizuar asnjëherë.

Komuna e Ferizajt gjatë vitit të kaluar ka asfaltuar dhjetëra rrugë në fshatra dhe në qytet, mirëpo një fat të tillë nuk e kanë pasur edhe banorët e këtyre lokaliteteve.

Xhevat Sallahi përfaqësues i fshatit Zllatar, njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kërkesa e tyre për asfaltim të rrugëve po anashkalohet pa ndonjë arsye konkrete megjithëse banorët kanë dorëzuar disa herë edhe kërkesa zyrtare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)