Gjilani në pritje të mbështetjes nga Qeveria për lokacion të varrezave të reja Foto: Koha / ilustrim

Gjilani në pritje të mbështetjes nga Qeveria për lokacion të varrezave të reja

21 shkurt 2018 11:01

Këshilltarët komunalë të Gjilanit kanë kërkuar që krahas dëgjimeve për ndryshimin e Rregullores komunale për varrezat të punohet edhe në zgjidhjen e çështjes së lokacionit për varreza të reja të qytetit, meqë lokacioni i tashëm i varrezave, që gjendet në mes të lagjes “Arbëria” dhe lagjes “Idriz Seferi”, nuk i përmbush kushtet shkaku i mungesës së hapësirave për varrime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ibish Ibishi, shef i GK nga radhët e AAK-së, thotë se për çështjen e varrezave të reja të qytetit duhet të gjendet një zgjidhje dhe se në këtë proces duhet edhe mbështetja e Qeverisë së Kosovës, meqë lokacioni ku parashihet të ndërtohen varrezat e reja të qytetit i takon pronës shoqërore, të cilën e menaxhon Agjencia Kosovare e Privatizimit. Ai thotë se do të angazhohet që me këtë temë të njoftohet edhe niveli qendror.

“Ajo çfarë ka qenë obligimi i Komunës mendoj se e ka krye, tashti pjesa tjetër i takon Qeverisë dhe mendoj se ishte dashur që të përfundohej, duke ditur nevojat për varrezat në qytet dhe dihet gjendja e varrezave në lokacionin e tashëm. Është dashur që të zgjidhej më herët dhe tashti është koha që kësaj t’i jepet fund.

“Është rregullorja për varrezat dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë. Unë mendoj se kontributin tonë çfarë duhet me e dhanë e kemi dhënë dhe do ta japim në këtë drejtim. Dhe do të angazhohemi me ato forca, dhe me atë fuqi të njoftojmë edhe Qeverinë e Kosovës me e zgjidh këtë çështje”, ka thënë Ibishi.

Ndërkaq Nevzad Isufi, shef i GK të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se Qeveria lokale duhet të angazhohet dhe të caktojë hapësirat për varrezat e reja të qytetit dhe të zgjidhet problemi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme