Arbëri

E-kioska më e preferuar për qytetarët e Pejës sesa sporteli i ofiqarisë

Kur është lëshuar në funksion shërbyesja elektronike, E-kioska, për marrjen e certifikatave, është shikuar me skepticizëm nëse do të jetë e suksesshme.

Në Komunë, kanë bërë të ditur se ajo mbetet më e preferuar për qytetarët se sa zyrat e ofiqarisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Interesimi është i madh i qytetarëve për shfrytëzimin e E-kioskës, sepse më shpejt po kryejnë punë. Qytetarët janë duke e shfrytëzuar atë për marrje certifikatash edhe ditëve të fundjavës dhe në orët e pasdites”, thotë shefi i Ofiqarisë në Pejë, Shefqet Thaçi.

Numri i certifikatave të nxjerra nga shërbyesi elektronik është pothuajse i njëjtë çdo muaj, përveç muajve të verës kur numri është më i madh edhe për arsye se atë e përdorin edhe mërgimtarët.

Megjithëse saktësisht nuk e kanë të mbledhur numrin e certifikatave të lëshuara me E-kioskë, mbikëqyrësi i E-kioskës, Avni Hajrizi, pohon se nga gushiti i vitit 2016, kur është lëshuar në funksion ky aparat i certifikatave, e deri në fund të janarit të sivjetmë, janë nxjerrë 13 mijë certifikata të ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)