Gjobitet fermeri për kullotje dhish në parkun kombëtar Foto: Koha

Gjobitet fermeri për kullotje dhish në parkun kombëtar

21 shkurt 2018 09:29

Fermeri Idriz Idrizi, nga fshati Brod i Shtërpcës, është detyruar ta nxjerrë në treg fermën e tij të dhive me gjithsej 250 krerë, ngase inspektorët e parkut nacional “Sharri” në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk po ia lejojnë kullosën brenda parkut nacional me arsyetimin se po dëmtohet bimësia.

Për këtë çështje Idrizi javën e kaluar është gjobitur në vlerë prej 300 eurosh nga Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Shtërpcë, shkruan sot “Koha Ditore”. Idrizi ka thënë se prej më shumë se një viti inspektorët e parkut nacional “Sharri” po i bëjnë presion të largojë fermën dhe stallën dhe të mos i dëmtojë pyjet.

“Gjatë gjithë sezonit veror ne qëndrojmë vazhdimisht në bjeshkët e Brezovicës dhe të Sharrit në pjesën e epërme, sepse atje e kemi të ndërtuar edhe stallën e dhive, mirëpo gjatë vitit të fundit inspektorët e Parkut Kombëtar po më kërcënojnë me largim të dhive dhe të stallës nga bjeshka me arsyetimin se po dëmtohen pyjet. Mirëpo, bjeshka është 99 për qind me drunj ahu, gjë që dhitë nuk e duan këtë lloj bime për ushqim, prandaj nuk dëmtohet aspak. Për ta zhvilluar këtë biznes me 250 krerë të dhish, disa vjet më parë kam marrë një kredi në bankë prej 20 mijë eurosh, ndërkaq tashti jam detyruar nga shteti ta nxjerr fermën e dhive në treg për ta shitur, sepse me presione të tilla nuk mund të arrijë rezultate pozitive”, ka thënë Idrizi. Ai sqaron se ka kërkuar nga punëtorët e PK “Sharri” që ta monitorojnë kullosën e dhive, sepse ato nuk i dëmtojnë pyjet, mirëpo kërkesa e tij nuk është shqyrtuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme