Audioincizimet e mbledhjeve s`publikohen në uebfaqen e Komunës së Fushë-Kosovës Foto: Koha

Audioincizimet e mbledhjeve s`publikohen në uebfaqen e Komunës së Fushë-Kosovës

20 shkurt 2018 11:18

Komunarët e Fushë-Kosovës janë duke e shpërfillur Rregulloren e punës së Kuvendit Komunal për gati pesë vjet.

Ata ende nuk kanë filluar t’i publikojnë audioincizimet e mbledhjeve të Kuvendit në uebfaqen zyrtare të Komunës ashtu siç parashihet me këtë Rregullore të miratuar më 16.5.2013. Në uebfaqe askund nuk gjenden këto audioincizime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë që vjegëza ku shkruan “Seanca e kuvendit-live” është e zbrazët. Në pikën 1 të nenit 16 të Rregullores së punës së Kuvendit parashihet edhe publikimi në uebfaqen elektronike të Komunës në gjuhët zyrtare (në formën e shkruar) i procesverbaleve të mbledhjeve të Kuvendit dhe i mbledhjeve të Komitetit.

“Audioincizimi i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës publikohet në uebfaqen elektronike të Komunës”, thuhet në pikën 3 të të njëjtit nen. Por kjo nuk ka ndodhur as tash pas gati 5 vjetëve prejse është miratuar kjo rregullore.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Naser Grajçevci, ka thënë se qeverisja e kaluar dhe ajo e tashme për fat të keq të qytetarëve të komunës sonë nuk i ka përfillur kërkesat 4-vjeçare të opozitës për publikimin e stenogrameve dhe audioincizimeve të mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme