Malisheva arkëton 60 për qind të të hyrave vetjake Foto: Ilustrim

Malisheva arkëton 60 për qind të të hyrave vetjake

19 shkurt 2018 10:20

Raporti financiar i Komunës së Malishevës për periudhën janar-dhjetor të vitit 2017 ka vënë në pah shkallën e ultë të arkëtimit të hyrave vetjake në raport me planifikimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë vitit të kaluar, organet komunale kanë arritur që të arkëtojnë afër 60 për qind të të hyrave vetjake të planifikuara. Ndërsa performanca e Ekzekutivit lokal për shpenzimin e fondeve të alokuara ka qenë e lartë, duke arritur në 99 për qind. Ndërkohë shkalla e tërësishme e buxhetit të shpenzuar në raport me planifikimin ka qenë 95 për qind.

Megjithëkëtë, raporti financiar tregon se gjatë vitit të kaluar pushteti lokal i Malishevës është përballur me sfidën e arkëtimit të të hyrave vetjake.

“Në këtë periudhë kohore, pra janar-dhjetor 2017, përqindja e realizimit të të hyrave vetjake është 58.51 për qind. Nga 1 milion e 97 mijë euro të hyra vetjake të planifikuara, janë arkëtuar afër 642 mijë euro”, shkruan në raportin e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Malishevës.

Në këtë dokument theksohet se të hyrat e rregullta janë mbi 572 mijë euro, pastaj të hyrat nga gjobat e gjykatave janë 12 mijë e 430 euro, derisa gjobat në trafik kapin shumën prej mbi 57 mijë eurove... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme