Arbëri

Kryeparlamentari Xhaferi pranon çelësin e qytetit të Suharekës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, të dielën, ka pranuar çelësin e qytetit përkatësisht titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës, në një ceremoni solemne të organizuar nga organet komunale të Suharekës.

Kryeparlamentari Xhaferi ka vlerësuar se ky titull e bën atë më të ndërgjegjshëm në veprimtarinë e mëtejme, për faktin se mban përgjegjësi edhe ndaj qytetarëve të Suharekës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas njoftimit të Zyrës Komunale për Informim, gjatë qëndrimit në Suharekë, Xhaferi i shoqëruar nga ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj, në zyrën e këtij të fundit, derisa më pastaj është mbajtur edhe akademia solemne për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi”.

Gjersa ka pranuar çelësin e qytetit të Suharekës, kryeparlamentari i Maqedonisë ka pohuar se nga dita e sotme suharekasit i ka bashkëqytetarë dhe se ky fakt do ta bëjë atë më të përgjegjshëm në punën që bën tani dhe në të ardhmen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)