Gjimnazi i Pejës prej 5 vjetësh paguan për rrymën që e prodhon vetë Foto: Koha / ilustrim

Gjimnazi i Pejës prej 5 vjetësh paguan për rrymën që e prodhon vetë

19 shkurt 2018 08:08

Ka pesë vjet që gjimnazi i Pejës “Bedri Pejani” prodhon rrymë ripërtrirëse me pllakat diellore të vendosura mbi kulmin e shkollës me një donacion gjerman, në vlerë prej 45 mijë eurosh.

Këto pllaka diellore, siç tregojnë në gjimnaz prodhojnë 10.5 kilovat rrymë ripërtrirëse në orë, e cila derdhet në rrjetin elektrik të KEDS-it, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga kjo rrymë Gjimnazi nuk e shfrytëzon asnjë kilovat dhe gjitha këto vite tërë atë rrymë të prodhuar, sipas drejtuesve të kësaj shkolle, KEDS-i nuk e kompenson, e madje as nuk ua heq nga fatura mujore sasinë e rrymës që e marrin nga Gjimnazi.

Në Gjimnaz si shembull tregojnë faturën e muajit dhjetor, në të cilën figuron konsumi prej 3 mijë e 160 kilovatësh, prej të cilave në Gjimnaz pohojnë se me siguri pllakat e tyre diellore kanë prodhuar gjatë atij muaji rreth 2 mijë kilovat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Gllogjansi26/02/2018 10:09

Made in Kosova Edhe shte unike ne ket planet

Shto koment

Të ngjashme