Arbëri

Motra e këshilltares së AAK-së që e votoi LDK-në, drejtore e kulturës

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, e ka emëruar në pozitën e drejtores për kulturë, Donika Sfishtën, motër e këshilltares së AAK-së, Tringa Sfishta. Ajo e ka votuar kandidatin për kryesues të KK-së nga radhët e LDK-së, Fatmir Gashi.

Vota e Sfishtës për kandidatin e LDK-së ishte bërë në kundërshtime me vendimin e kësaj partie për të mos marrë pjesë fare në votim. Një veprim i tillë Tringës dhe babait të saj Smajlit, u ka kushtuar me përjashtimin nga të gjitha funksionet në parti.

Gazeta, të enjten e ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun, nëse emërimi i Donika Sfishtës në pozitën e drejtores ndërlidhet me votën e motrës së saj në favor të kandidatit të LDK-së, por Veliu ka refuzuar të përgjigjet.

“Faleminderit për interesimin, por sot jam me do punë të tjera”, ka thënë ai me të dëgjuar pyetjen...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.