Arbëri

Tregu i gjelbër prej një viti jofunksional

Komunarët e Podujevës nuk po munden assesi ta funksionalizojnë Tregun e gjelbër të këtij qyteti. Edhe pse është ndërtuar para një viti, ai vazhdon të qëndrojë i zbrazët, ndërkohë që tregtarët vazhdojnë të shesin në rrugë. Pse thyerjes së premtimit në vitin e kaluar se tregu do të funksionalizohej në muajin maj (2017), tashti këtë çështje e lidhin me emërimin e drejtorit të Inspektoratit.

Zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi, thotë se Tregu i gjelbër do të funksionalizohet në një afat të shkurtër kohor, shkruan sot Koha Ditore.

“Vendosja e tregtarëve në Tregun e gjelbër do të bëhet sapo të emërohet drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit e kjo çështje do të jetë një nga detyrat me prioritet që do të realizohet nga kjo drejtori”, ka thënë Nazmi Elezi.

Por, një premtim i ngjashëm ishte bërë edhe në vitin e kaluar. Atëkohë ishte caktuar edhe muaji se kur do të largoheshin shitësit ambulantë nga rrugët e trotuaret. Në muajin prill të vitit 2017, zyrtarët komunalë shpreheshin të vendosur se nga maji nuk do të lejojnë më shitjen në trotuare, pas funksionalizimit të fazës së fundit të ndërtimit të tregut...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.