Plani Zhvillimor Komunal peng i gabimeve të pushtetit

Plani Zhvillimor Komunal peng i gabimeve të pushtetit

16 shkurt 2018 08:46

Pushteti lokal i Ferizajt sërish ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ta vlerësojë në mënyrë legjitime vendimin e KK-së për rishikimin e Planit Zhvillimor Komunal, derisa ky dokument përmban një varg parregullsish dhe gabime teknike, të cilat duhet përmirësuar.

Sipas zyrtarëve komunalë, ky dokument nuk përputhet me gjendjen faktike dhe me projektin e përgatitur në CD, derisa në disa lokacione parashihen projekte të ndryshme, të cilat nuk mund të realizohen për shkak të gabimeve teknike, shkruan sot Koha Ditore.

Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit i Ferizajt, ka thënë se pas vendimit të KK-së për rishqyrtim të PZHK-së në fund të muajit të kaluar, dokumentin ia kanë dërguar për legjitimim MMPH-së, mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme