Arbëri

Për rrugën me asfalt 400 metra deri te Manastiri i Budisalcit – 40 mijë euro

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connelli, sot ka qëndruar në Komunën e Klinës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e rrugës deri te Manastiri i Budisalcit, si dhe ka zhvilluar një takim me strukturat e pushtetit lokal në Klinë.

O’ Connell, bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë vizituar Manastirin e Budisalcit dhe kanë parë nga afër fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës. Në ceremoni, përveç zyrtarëve të Komunës së Klinës, të pranishëm kanë qenë edhe ushtarakë të FSK-së, zyrtarë të MKK-së, IOM-it, Policisë së Kosovës dhe qytetarë.

Projekti për asfaltimin e rrugës 400 metra deri te Manastiri i Budisalcit është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe me vlerë prej 32 mijë euro dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim me 8 mijë euro. FSK-ja, do të bëjë rregullimin, trasimin dhe shtruarjen e rrugës me zhavorr, ndërsa firma e kontraktuar do ta bëjë asfaltimin e saj.