Arbëri

Me gjithë nivelin e rritur, lumi e liqeni i Mirushës të parrezikshëm

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, Valon Gashi, bahskë me stafin e drejtorisë, sot ka inspektuar liqenin në Mirushë, për tu njohur nga afër me gjendjen në liqe, pasi reshjet e pandërprera të borës, kanë bërë që të rritet niveli i ujit si në lumin Mirusha, ashtu edhe në liqenin Mirushë.

“Aktualisht situata është normale, edhe pse ka rritje të nivelit të ujit si në lum, ashtu edhe në liqe”, ka thënë drejtori Gashi, gjatë inspektimit në liqenin e Mirushës, sipas të cilit, ekipet përkatëse komunale, sa herë ka të reshura atmosferike, janë në gatishmëri, për ta përcjellë gjendjen.

Drejtori Gashi, gjithashtu ka vizituar edhe digën në liqenin Mirusha, pasi ajo digë, është e dëmtuar gjatë vërshimeve në vitin 2016.

Aktualisht, situata nga të reshurat është e qetë dhe nuk paraqitet problem, pavarësisht se temperaturat e larta dhe reshjet e shumta të borës e kanë rritur nivelin e ujit, por deri më tani rrjedha e lumit është normale dhe nuk është shënuar asnjë rast i daljes së tij nga shtrati.